- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një pacient i plagosur është pranuar sot për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor, pacienti është stabilizuar nga ekipi mjekësor menjëherë pas pranimit. Pas vlerësimit profesional të gjendjes shëndetësore, është vendosur që pacienti të transferohet për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë. Nga…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se Kosova përjeton mesatarisht 26 ditë me mjegull gjatë një viti. Sipas të dhënave të IHMK-së, kryeqyteti Prishtinë është qyteti më “mjegullor” me 30 ditë në vit, ndjekur nga Prizreni me 29 ditë. Peja ka 23 ditë mesatarisht, ndërsa Ferizaj 21…
Njësia e Dializës në Spitalin Rajonal Prof. Dr. “Daut Mustafa” në Prizren është furnizuar me 45 karrige moderne për dializë, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve dhe rritjes së standardit të shërbimeve për pacientët. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i spitalit, Osman Hajdari, i cili theksoi…
Një komision hetimor i ngritur në Gjermani lidhur me pandeminë e koronavirusit po merr në pyetje ekspertë, por edhe figura kyçe nga politika dhe shkenca. Së fundi janë thirrur si dëshmitarë edhe vetë ish-ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe virologu Christian Drosten. Në seancën dëgjimore publike të mbajtur pak përpara…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se Reparti i Internos është përmirësuar me ambiente të rregulluara dhe funksionale, ndërsa punimet në sallat operative të Repartit të Syve dhe të Gjinekologjisë po vazhdojnë sipas planifikimit. Sipas spitalit, rifunksionalizimi synon përmirësimin e kushteve të punës së stafit dhe të shërbimeve për pacientët,…
Mjekja toksikologe Suela Xhufi, e ftuar në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, ka ngritur alarmin për rrezikun e fentanilit dhe mundësinë që ky opioid shumë i fuqishëm të qarkullojë edhe në Shqipëri përmes tregut të zi, i maskuar me emra të tjerë. Ajo tha se rreziku kryesor qëndron te…
Këshilli i pacientëve së bashku me drejtorët e Qendrave të Kujdesit të Përgjithshëm të Mjekësisë Familjare u mblodhën javën e kaluar për të diskutuar sfidat e vitit 2025 dhe për të planifikuar aktivitetet për vitin 2026. Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe dialogu, duke vënë theksin mbi rëndësinë e…
Shkencëtarët kanë publikuar një studim të ri që tregon se si gripi i shpendëve mund të kalojë nga kafshët te njerëzit dhe potencialisht të përhapet mes popullatës, nëse nuk merren masa të hershme të kontrollit. Studimi, i realizuar nga studiues të Universitetit Ashoka dhe i publikuar në revistën BMC Public…

