- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Studime të reja në neuroshkencë po hedhin dritë mbi mënyrën se si truri organizon informacionin, krijon kujtime dhe i përdor ato për planifikim fleksibël dhe vendimmarrje në situata të reja. Shkencëtarët kanë identifikuar se hipokampusi dhe korteksi prefrontal bashkëpunojnë ngushtë për të ruajtur përvojat dhe për t’i rikombinuar ato kur…
Një numër kërkimesh shkencore po shqyrtojnë mënyrën se si suplementet sportive, veçanërisht kreatina, ndikojnë në organizmin e grave gjatë aktivitetit fizik. Studiuesit kanë vërejtur se metabolizmi dhe reagimi biologjik ndaj kreatinës mund të ndryojnë mes grave dhe burrave për shkak të faktorëve hormonalë dhe fiziologjikë, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.…
Trajtimi me kimioterapi para ndërhyrjes kirurgjikale po tregon rezultate premtuese në përmirësimin e mbijetesës së pacientëve me kancer të pankreasit në faza të hershme, sipas të dhënave të reja nga kërkimet klinike. Sipas specialistëve, përdorimi i kimioterapisë para operacionit (i njohur si terapi neoadjuvante) mund të ndihmojë në zvogëlimin e…
Shkencëtarët kanë identifikuar një mutacion të rrallë gjenetik që mund të luajë rol të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sëmundjes së mëlçisë yndyrore, duke ofruar njohuri të reja mbi shkaqet biologjike të kësaj gjendjeje që po përhapet me ritme të shpejta në botë. Mutacioni prek gjenin MET, i cili është i…
Një studim ka prezantuar zhvillimin e implanteve 3D prej qeramike që imitojnë strukturën dhe funksionin natyral të kockës njerëzore, një teknologji që mund të revolucionarizojë trajtimin e dëmtimeve të rënda skeletore. Sipas studiuesve, implantet janë krijuar duke përdorur materiale të avancuara qeramike dhe teknologji të printimit 3D, me qëllim që të…
Një studim klinik ka treguar se një dozë e vetme e psilocibinës mund të sjellë përmirësim të shpejtë të simptomave të depresionit tek pacientët me çrregullim depresiv. Psilocibina është substanca aktive që gjendet në disa lloje kërpudhash halucinogjene dhe vitet e fundit është bërë objekt i rëndësishëm kërkimesh në fushën…
Një studim i publikuar sugjeron se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve ultra-të përpunuara mund të lidhet me rritje të ndjeshme të rrezikut për zhvillimin e astmës te fëmijët. Sipas hulumtimit, fëmijët që konsumonin më shumë produkte industriale, si snacks të paketuara, ushqime të gatshme, pije me sheqer dhe produkte me…
Shkencëtarët paralajmërojnë se proceset biologjike që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit mund të fillojnë shumë vite, madje edhe dekada, përpara se të shfaqen simptomat e para si humbja e kujtesës ose problemet me përqendrimin. Ndryshimet në tru zhvillohen gradualisht dhe shpesh pa u vënë re. Dy proteinat kryesore të lidhura…

