Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Jusuf Ulaj: Psikologët po përshkruajnë barna jashtëligjshëm

Lajme 01/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj ka alarmuar se psikologët po iu përshkruajnë barna pacientëve, duke ditur se ata nuk kanë të drejt ta bëjnë këtë veprim pasi nuk janë të kualifikuar për të dhënë barna pacientëve.

“Psikologu nuk është mjek dhe meqenëse nuk është mjek nuk ka të drejtë profesionale as ligjore të përshkruajë medikamente psikotrope”, ka shkruar Ulaj në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.

Postimi i tij i plotë:

Psikologu apo psikiatri

Ka shumë njerëz në mesin tonë që nuk dallojnë profesionin e psikologut nga psikiatri. Fatkeqësisht ka edhe më keq, e përziejnë neurologun me psikiatër.

Psikiatri (për dallim nga psikologu) fillimisht ka të kryer fakultetin e mjekësisë e pastaj specializimin katër vjecar në lëminë e psikiatrisë e disa (plus) të psikoterapisë. Psikologu nuk është mjek dhe meqenëse nuk është mjek nuk ka të drejtë profesionale as ligjore të përshkruajë medikamente psikotrope.

Shkas që të bëjë këtë sqarim është fakti se kohët e fundit cdo ditë e më tepër vijnë pacient në vizitë psikiatrike me medikamente të rekomanduara nga psikologu (Xanax, Fluoxetine, Diazepam etj.).

Psikologët e dinë mirë se nuk kanë të drejtë të përshkruajnë medikamente psikotrope, por disa nga ata, në mungesë të kontrollit të shtetit, bëjnë cka t’iu teket. Puna jonë në shëndetin mendor është ekipore dhe secili duhet të kryen punën e vet. Psikologu merret me psikoterapi, varësisht nga qasja (edukimi) që ka kryer, ndërsa psikiatri shkruan medikamente me shumë kujdes për shkak te efekteve anësore, vartësisë etj.

Mos u prekni psikolog, kjo që ua them publikisht është në t’mirën tuaj dhe të pacientëve tonë të përbashkët!

Artikulli paraprakLetër mjekëve shqiptarë që më thanë se kanceri im, nuk është kancer!
Artikulli i rradhës Shumica e njerëzve i paramendojnë vetëm meshkujt në profesionin e doktorit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.