Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Kurteshi flet për skandale brenda QKMF së Gjilanit – Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve

Lajme 25/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Leotrim Kurteshi
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Leotrim Kurteshi, shef i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan “Dr. Nagip Rexhepi” njoftoi dorëheqjen dhe foli për disa shkelje nga ana e personelit shëndetësor aty, madje në një rast ai pretendon se mjeku i Urgjencës nuk i është përgjigjur thirrjes së pacientit për ndihmë dhe për pasojë pacienti vdes. Prokuroria Themelore e Gjilanit ka konfirmuar për Gazetën Express nisjen e hetimeve.

E pyetur nga Gazeta Express nëse Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetime për rastin brenda QKMF-së siç pretendon mjeku Leotrim Kurteshi, zëdhënësja Liridona Xheladini tha:

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore në mënyrë që të sqarohen pretendimet lidhur me këtë çështje”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, për Gazetën Express.

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, paralajmëron se edhe prokurori i OMK-së shumë shpejtë do të nis hetimet për këtë rast.

“Lajmin e kemi nga mediat dhe besoj se Prokurori i Odës do fillojë shumë shpejt me hetimet rreth këtyre pretendimeve të dr.Kurteshit”, tha Sejdiu në një përgjigje për Gazetën Express.

Ndërkohë, në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, mjeku Kurteshi tha se “infermierët e Urgjencës janë parë duke pirë kafe në orar të punës”.

Megjithatë shkeljeve të evidentuara siç pretendon ai, Kurteshi tha se nuk i kanë ardhur në mbledhje Drejtori i QKMF-së, zv.drejtoresha e as kryeshefja.

“Me datën 29.06.2024, një ankues mashkull është paraqitur në urgjencën e QKMF-së me ankesë se ka thirrur shërbimin e Urgjencës në orën 6:20 dhe ekipa nuk ka shkuar në rast. Ndaj doktorit dhe dy infermierëve kam marrë masa të vërejtjes me shkrim për shkelje disiplinore dhe po ndaj të njëjtëve kam kërkuar inicimin e procedurës disiplinore”, shkruan dr.Kurteshi.

 

Artikulli paraprakI mituri konsumon drogë, nëna e tij e raporton në polici personin që i dha
Artikulli i rradhës Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.