Në kuadër të javës botërore të ndërgjegjësimit për antibiotikët, Prof.Dr. Lul Raka, këshilltar për rezistencën antimikrobike në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, mbajti një ligjëratë të frytshme për stafin e QKMF-së në Vushtrri.
Ligjërata e profesorit trajtoi sfidat e rezistencës antimikrobike dhe diskutoi rëndësinë e përdorimit të drejtë të antibiotikeve për parandalimin dhe uljen e kësaj rezistence, përcjell Gazeta Shneta.
Në takim u theksua se shoqëria ka një përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e fuqisë shëruese të antibiotikeve, dhe është thelbësore të përdorim këto barna me kujdes dhe në përputhje me udhëzimet mjekësore.
Thirrja ishte për të ruajtur veprimin efikas të antibiotikeve dhe për të bashkëngjitur sfidën për një mjekim më të qëndrueshëm dhe efikas,/Gazeta Shneta/