Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Orion Gliozheni largohet nga materniteti në Tiranë

Lajme 13/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e specialistëve dhe detyrimi për të mbuluar edhe spitalet rajonale me shërbim, nuk ka penguar lëvizjet e reja në maternitetin Koco Gliozheni.

Një furtunë, arsyet e së cilës janë ende të paqarta, nuk kanë kursyer as emrat elitar midis bluzave të bardha.

Kështu, sipas informacioneve të Gazetës Shëndeti, doktor Orion Gliozheni nuk është më në detyrë prej disa ditësh. Shkarkim apo dorëheqje, kjo nuk është sqaruar, duke kaluar një situatë të tillë komplet në heshtje.

Prof. Dr. Orion Gliozheni është obstetër-gjinekolog, ish- Shef Shërbimi në Spitalin Universitar obstetrik-gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Ai është nga specialistët më të njohur në këtë fushë, profesor në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka një kontribut të madh në fushën e shëndetit të nënës e fëmijës në vendin tonë. Është autor i shumë librave e artikujve shkencorë dhe didaktikë.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 20/06/2017, nr. dekreti 10510 zotit Orion Gliozheni Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për kontributin e gjatë dhe punën e palodhur humanitare si mjek profesionist duke u shërbyer pacientëve të panumërt e fëmijëve, duke realizuar për herë të parë në Shqipëri shërbimin e fekondimit “in-vitro”, si dhe për rolin e tij intelektual e shkencor, si drejtues projektesh e kërkimesh, në shumë forume e institucione ndërkombëtare shkencore mjekësore”./Gazeta Shëndeti/

Artikulli paraprakGruaja tregon arsyet përse femrat duhet ta pinë gjakun menstrual të tyre
Artikulli i rradhës Në këtë mënyrë bebja ja shpreh dashurinë nënës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.