Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Salih Krasniqi flet për motrën e vrarë nga bashkëshorti i saj në Dardani

Lajme 25/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë ditës së djeshme në varrezat e Zllatarit në Matiqan i është dhënë lamtumira e fundit 60 vjeçares Hysnije Krasniqi e cila ndërroi jetë në ngjarjen tragjike të së hënës në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Ajo u vra nga bashkëshorti i saj Hasan Krasniqi i cili vrau gjithashtu edhe renë 28 vjeçare [Remzije Krasniqi] dhe në fund edhe veten. Vëllai i të ndjerës, doktor Salihi Krasniqi, ka treguar arsyet pse motra e tij nuk është varrosur në të njëjtat varreza me bashkëshortin e saj dhe njëherit dorasin e këtij krimi.

Ai ka thënë se si familje nuk kanë lejuar që motra e tij të varroset afër dorasit. Krasniqi ka konfirmuar se motra e tij dhe bashkëshorti i saj, të dy tashmë të ndjerë, kanë pasë probleme bashkëshortore edhe më herët.

Ai gjithashtu ka thënë se Hasan Krasniqi ka pasë në të kaluarën vizita tek neuropsikiatri. 61 vjeçari Hasan Krasniqi, dy ditë më parë, në lagjen “Dardania” kreu një krim të trefishtë pasi vrau gruan e tij [Hysnije Krasniqi] një vit më të re, renë 28 vjeçare [Remzije Krasniqi] dhe në fund edhe veten.

Remzije Kamberi-Krasniqi pritet të varroset gjithashtu sot, në orën 16:20, në varrezat e Dragodanit. Dy djemtë e të ndjerit nuk kanë dashur të flasin për këtë rast duke thënë se kjo çfarë ka ndodhur është një tragjedi.

Motivet e këtij krimi të trefishtë ende nuk janë tërësisht të qarta, mirëpo besohet se autori kishte probleme psikike. /Klan Kosova

Artikulli paraprakOda e Mjekëve obligon anëtarët të përdorin faksimilet nga 1 maj
Artikulli i rradhës 7 cilësitë e fëmijëve të prillit, ja pse janë kaq të veçantë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.