Dr. Shukri Gërxhaliu dhe Dr. Denis Mukwege, i pari mjek familjar ndërsa i dyti gjinekolog nga Kongo. Të dy ndihmuan gratë e dhunuara gjatë luftës, i pari në Kosovë ndërsa i dyti në Kongo. Mukwege është Nobelist i Paqes (2018), ndërsa Gërxhaliu është dekoruar me medaljen e meritave nga Presidentja Osmani (2023).
Mukwege është gjinekolog nga Kongo, fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin 2018. Këtë çmim ai e fitoi për trajtimin e vajzave dhe grave të dhunuara nga rebelë dhe banda të armatosura të Ruandës.
Shukri Gërxhaliu tashmë i ndjerë, është dekoruar me medaljen e meritave nga Presidentja Osmani. Kjo medalje iu nda sivjet në nderim të kontributit të tij gjatë luftës, veçanërisht për ndihmën ndaj grave të dhunuara duke rrezikuar edhe jetën e tij.
Mukwege është ende gjallë. Ai ka ndihmuar më shumë se 20 mijë gra të dhunuara duke kryer rreth 10 operacione në 18 orë pune gjatë një dite në spitalin e tij.
“Të gjithë luftëtarët e rajonit”, thotë Mukwege, kishin “shpallur gratë armikun e tyre të përbashkët”.
Edhe për kriminelët serbë dhunimi i grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë ishte qëllim i përbashkët.
Gërxhaliu ishte adresa e parë ku gratë e dhunuara gjetën trajtim mjekësor dhe human. Përveç ndihmës mjeku i ndjerë i kishte inkurajuar gratë që të dokumentonin këto krime ndaj tyre, si dhe të njëjtat i kishte adresuar në organizata ndërkombëtare. Gjithashtu, për këto krime ai dëshmoi disa herë në Gjykatën e Hagës.
Çfarë kontributi i çmuar. Gërxhaliu do të mbetet Mukwege i Kosovës. /Gazeta Shneta/