Specialisti i otorinolaringologjisë Dr. Xhevdet Latifi nga sot nuk do të jetë pjesë e QKUK-së.
Latifi e ka lënë punën në Klinikën e ORL-së në QKUK ku ka punuar dhe kontribuar për 20 vite, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin e ka konfirmuar vet ai në një deklaratë të shkurtër për Gazetën. “Po nga sot nuk do të jem më pjesë e QKUK-së”, ka thënë Latifi.
Në 20 vite punë në QKUK Latifi ka kryer rreth 6500 operacione në klinikë.
Në vitet e fundit një numër i konsiderueshëm i mjekëve me përvojë e kanë lënë punën në QKUK. /Gazeta Shneta/




