Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtoresha e QKMF-së në Ferizaj: 25,30% furnizimi me barna esenciale nga Ministria e Shëndetësisë

Lajme 24/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri, ka ndarë detaje të rëndësishme rreth sfidave dhe nevojave të shëndetit publik në një intervistë të veçantë me Gazetën Shneta. 

Sipas Ymeri, furnizimi me barna esenciale për vitin 2023 ka shënuar një rritje në këtë komunë. Megjithatë, ajo ka theksuar se janë hasur sfida me mungesën e shumë prej tyre. 

“Me barna esenciale për të gjithë vitin 2023, të shprehura në përqindje, jemi furnizuar me 25.30%. Nga 194 artikujt e porositur periodikisht, kanë munguar shumë artikuj”, tha Ymeri. 

Në lidhje me furnizimin me insulina dhe barna antituberkuloze, Ymeri ka shtuar se ky proces është realizuar në nivel të plotë, ndërsa furnizimi me vaksina vazhdon të bëhet nga IKSHPK. 

“Furnizimi me insulinë dhe me barna antituberkuloze ka qenë në nivel dhe është realizuar në plotësi, kurse furnizimi me vaksina bëhet nga IKSHPK”, theksoi ajo. 

Drejtoresha ka bërë të ditur se furnizimi me material shpenzues ka qenë i mirë, me disa mungea. 

“Furnizimi me material shpenzues ka qenë i mirë; ka pasur mungesa të hershme, mirëpo nuk mund të themi se ka qenë dobët”, u shpreh Ymeri. 

Drejtoresha Ymeri ka bërë një thirrje për investime serioze në infrastrukturën shëndetësore, duke përfshirë pajisje, aparatura mjekësore, autoambulancë dhe staf shtesë të rregullt. 

“Duke marrë parasysh numrin e madh të popullatës në komunën tonë dhe kërkesat e tyre të shumta, dhe nga komunat që na rrethojnë, ne në QKMF-Ferizaj kemi nevojë për investime në infrastrukturë, kryesisht në pajisje, aparaturë mjekësore, autoambulancë, dhe staf shtesë të rregullt”, shtoi ajo. 

Drejtoresha ka treguar edhe për nevojën në staf shtesë duke theksuar se një angazhim i përbashkët për shëndetin publik është thelbësor për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në rajon. 

“Nevojat për staf shtesë janë si vijon: mjekë, stomatologë, infermierë (inf. të përgjithshëm), laborant, teknikë të farmacisë, të fizioterapisë, vozitës, dhe mirëmbajtës.” tha Ymeri në fund./GazetaShneta/

Artikulli paraprakOBSH në alarm: Rriten me 30-fish infektimet me fruth në Evropë 
Artikulli i rradhës Fruthi hyn në Shqipëri, konfirmohen tre rastet e para 

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.