Degradimi i imazhit të mjekut ka arritur deri në atë pikë sa që po dëbohen nga zyrat.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur me mjeken nefrologe e Poliknikës Qëndrore në Tiranë, të cilës i është dashur të kryej vizita në korridor. Sipas saj “në dhomë është drejtoresha dhe e ka nxjerrë jashtë”.
Mjekët në Poliklinika dhe Qendra Shëndetësore punojnë me dy turne. Kështu, dy mjekë ndajnë të njëjtën dhomë (sipas turneve). Drejtuesit, në ndryshim nga pjesa tjetër e stafit nuk e ndajnë dhomën me mjekët e turnit tjetër (dhomën ku ofrojnë shërbimin si mjek) si dhe shërbejnë gjithmonë turnin e parë.
Sigurisht, krijon hapësirat për ta patur një luks të tillë. Por, në këtë Poliklinikë sot ka patur një përplasje të çuditshme. Drejtoresha, ka nxjerrë jashtë dhome mjeken nefrologe me të cilën ka ndarë dhomën derisa ishte mjeke por pa i krijuar hapësira ku të punojë.
Thuhet se në atë poliklinikë ka dhoma ekzistuese bosh, por që mbahen të mbyllura për arsye të pashpjegueshme./Propacientit/