Pesë të plagosurit që pësuan lëndime nga armët e zjarrit në konfliktin e mbrëmshëm mes grupeve Sekiraqa dhe Capat, në lagjen Aktash në Prishtinë po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i në Klinikën Emergjente, Naser Syla, ka folur për pesë të lënduarit që u dërguan në këtë qendër.
Siç njoftoi Syla, tre nga të plagosurit janë duke trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, ndërsa 2 janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm.



