Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i Oftamologjisë: Referimet jashtë vendit janë ulur për 80 për qind, klinika është pajisur me teknologji të fundit

Lajme 07/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një intervistë për RTK, Drejtori i Klinikës së Oftalmologjisë në QKUK, Ardian Shabani, ka treguar  rreth shërbimeve të ofruara, teknologjisë së fundit, sfidave të klinikës në sigurimin e kujdesit shëndetësor oftalmologjik dhe projektet e inovacionet në fushën e oftalmologjisë.

Shabani tha se klinika ofron një gamë të gjerë të shërbimeve si klinikë ku pothuajse janë të gjitha shërbimet e nevojshme. 

“Shërbimet që i ofron klinika e syrit në QKUK janë egzaminimi i përgjithshëm për fëmijë, egzaminimi i përgjithshëm për të rritur, egzaminimet subspecialistike ku hyjnë kabineti për retinë, me OCT dhe AngioCT, kabineti i fëmijëve të lindur para kohe. Për sa i përket intervenimeve kirurgjike, janë operimi i perdes së syrit me metodën Fako, operimi i segmentit të përparëm të syrit, operacionet e vitrektomisë, operacionet e strabizmit, kanalit të lotit me trajtim laser, trajtimi i keratokonusit me trajtim laser, intervenimi për dhenien e preparateve intravitrale, lendimet, tumoret etj”, shtoi drejtori i klinikës. 

Teknologjia e kësaj klinike nuk është se ka problem për diagnostikimin e sëmundjeve, madje ai thotë se janë të pajisur mirë me teknologjinë më bashkëkohore në rajon. 

“Teknologjia e avancuar në Kliniken e Oftalmologjisë luan një rol të rëndësishëm në diagnostikimin e shpejtë dhe të saktë të sëmundjeve të syrit. Klinika jonë është e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme që i kanë të gjitha klinikat më të avancuara në regjion. Këto aparatura na kanë lehtësuar punën, sepse brenda pak kohe arrijmë të egzaminojmë dhe diagnostikojmë pacientin shpejt dhe saktë, duke e ngritur kualitetin e punës tonë në bazë të evidencave dhe udhëzimeve bashkëkohore në fushën e oftalmologjisë”, tha Shabani 

Shabani u shpreh edhe për sfidat të shumta në sigurimin e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë furnizimin dhe paisjet e nevojshme që i duhen Klinikës. 

“Sfida në mjekësi ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, edhe Klinika e Oftalmologjisë ka sfidat e veta, siç janë furnizimi me barna dhe materiale shpenzuese, pajisjet me aparatura bashkëkohore, punësimi i stafit të nevojshëm sidomos atij infermieror, rregullimi i infrastrukturës së klinikës, si dhe trajnimi i vazhdueshëm i stafit të klinikës në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimeve ekzistuese dhe të ofrohen shërbime të reja”, tha ai. 

Drejtori i kësaj klinike vlerësoj edhe projektet që i kanë filluar me Ministrinë e Shëndetësisë, ku ndër risit që priten janë zgjërimi i gamës së operacioneve të ndryshme të syrit ku kushtojnë shumë jashta QKUK-së. 

“Këto përparime kanë ndikuar në uljen e referimeve të pacientit për trajtim jashtë klinikës për 80% respektivisht, ku rreth 500 raste që janë dërguar në vitet paraprake, tani janë 100 raste në vit, ku janë kuruar me 1.6 milion euro”, u shpreh Ardian Shabani. 

 Në lidhje me kujdesin për fëmijët, Shabani theksoi se vizitat e parë tek mjeku i syrit zakonisht preferohen para moshës 3-vjeçare dhe para moshës 6-vjeçare nëse hasim ndonjë problematikë ose ankese.  

Artikulli paraprakNeurokirurgu jep lajme të mira për gjendjen e Elza Ujkanit: Lirohet nga klinika brenda pak ditësh
Artikulli i rradhës Shpallet epidemia e kollës së keqe në Shkup

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.