Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Lorik Maxhuni, gjatë një vizite në një nga ambulancat e mjekësisë familjare ka evidentuar mungesë të prezencës së stafit shëndetësor, meqë rast ka lëshuar edhe masë disiplinore për tre punonjës shëndetsor.
Ai ka treguar se gjatë orarit të punës kanë munguar një mjeke, një laborant dhe një infermiere, shkruan Gazeta Shneta.
Përmes një postimi në facebook, ai ka bërë të ditur se ndaj tyre janë shqiptuar masa disiplinore dhe ka paralajmëruar edhe suspendim në rast se të njëjtit mungojnë përsëri.
Njoftimi i plotë:




