Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i ShSKUK-së: Intervenimi në Pediatri nuk është reagim pas publikimeve, ekziston plan për transformim rrënjësor

Lajme 16/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, ka deklaruar se gjendja e infrastrukturës në institucionet shëndetësore të Kosovës është pasojë e mungesës së investimeve të mirëfillta ndër vite, duke theksuar se Klinika e Pediatrisë është pjesë e një plani për renovim të plotë.

Duke folur në Five të TV Dukagjinit, Azizi ka thënë se objektet shëndetësore të trashëguara janë kryesisht të ndërtuara në shekullin e kaluar dhe nuk përputhen me standardet moderne të spitaleve.

“Objektet, infrastruktura të cilën e kemi trashëguar në është e viteve të shekullit të kaluar, e cila është ndërtuar në kushtet e kohe dhe mendësie tjetër të shëndetësisë. Dallon shumë prej koncepteve moderne dhe infrastrukturës të cilën e ofrojnë parimisht spitalet nëpër vendet e ndryshme të botës. Ajo çka duhet me ditë, pas shumë e shumë viteve, investimeve sipërfaqësore, që janë bërë nëpër njësi të ndryshme të SHSKUK, ku përfshihet edhe QKUK-ja, kohëve të fundit kemi filluar me renovim pak më ndryshe, të cilat nënkuptojnë një transformim të mirëfilltë të secilës repart, klinik apo njësie përbërëse. Duke thënë këtë duhet ta dini që Klinika e Pediatrisë është njëra prej më të mëdhave. I ka 150 shtretër, ku mesatarisht brenda muajit janë të hospitalizuar mbi 500 pacientë. Brenda 6 muajve të këtij viti janë hospitalizuar më shumë se 3300 pacientë….

Kështu që nuk është se kemi intervenuar pas publikimeve, ekziston një plan për renovimin e Klinikes së Pediatrisë. I cili nënkupton që duhet të një renovim i mirëfilltë, konkret dhe një transformim rrënjësor i klinikës”, ka thënë Azizi.

Artikulli paraprakUganda nxjerr nga spitali pacientin e fundit me Ebola
Artikulli i rradhës Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

Ju sugjerojmë

Uganda nxjerr nga spitali pacientin e fundit me Ebola

16/07/2026 Lajme

Gjermania rrit taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

16/07/2026 Lajme

Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Supremja e dënon me 30 vjet burg Edmond Lajçin

16/07/2026 Lajme

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës kërkon publikimin urgjent të rezultateve të analizave për produktet e qumështit

16/07/2026 Lajme

Matkos Pharm rikthen në stok printerin 3D profesional për laboratorë dhe klinika stomatologjike

16/07/2026 Lajme

Vdes një person në Podujevë, ra nga lartësia e një objekti

16/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.