Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori për shëndetësi në Vushtrri: Vaksinat nuk u regjistruan me kohë për shkak të problemeve me SISh-in

Lajme 28/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi në Komunën e Vushtrrisë Lorik Maxhuni, ka mohuar pretendimet e Inspektoratit Shëndetësor për mos evidentimin e vaksinave. Ai ka thënë se vaksinat janë regjistuar me vonesë, por për shkak të problemeve teknik në Sistemin Informativ Shëndetësor i cili menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Lorik Maxhuni, drejtor për shëndetësi në Komunën e Vushtrrisë, ka mohuar të ketë ndodhur mos regjistrimi i 200 dozave të vaksinave të gripit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, shkruan Gazeta Shneta.

Maxhuni ka thënë se asnjë vaksinë nuk ka humbur, porse regjistrimi i tyre është bërë me vonesë për shkak të problemve teknik në Sistemin Informativ Shëndetësor.

Sipas tij, situata e krijuar është paraqitur në mënyrë të gabuar dhe është politizuar nga disa individë.

“Kjo situatë e cila është paraqitur në mënyrë të gabuar dhe e politizuar nga disa individë. Siç e kemi sqaruar, nuk ka pasur asnjë zhdukje apo keqpërdorim të vaksinave të gjitha janë administruar sipas protokolleve ose janë në stok. Problemi ka qenë teknik, në sistemin elektronik të raportimit i cili menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë.  Për fat të keq, disa deklarata publike kanë synuar të dëmtojnë imazhin e institucionit dhe të stafit shëndetësor për qëllime politike”, ka thënë Maxhuni.

Sipas tij të gjitha dozat e shpenzuara janë administruar tek pacientët, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në stok.

“Asnjë vaksinë nuk ka humbur. Vaksinat janë administruar sipas rregullave, ndërsa një pjesë ka mbetur në stok. Mospërputhja e evidentuar nga inspektimi lidhet vetëm me faktin që një pjesë e vaksinimeve nuk janë regjistruar në kohë në sistemin elektronik për shkak të problemeve teknike që ekzistojnë prej kohësh dhe për këtë është përgjegjëse Ministria e Shëndetësisë. Pra, është një çështje e raportimit teknik dhe jo një skandal apo keqpërdorim”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Inspektorati Shëndetësor e ka gjobitur QKMF-në dhe drejtoreshën e këtij institucioni me nga 5 mijë euro, me pretendimin se nuk i kanë evidentuar rreth 200 doza të vaksinave kundër gripit sezonal. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRritje e ndjeshme e kollës së mirë në Toskanë – theksohet rëndësia e vaksinimit në kohë
Artikulli i rradhës Ushqimet e yndyrshme lidhen me formën më të rëndë të astmës tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.