Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori që nuk e përdorë veturën zyrtare, zero shpenzime për tre muaj

Lajme 04/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Basri Sejdiu
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, nuk e ka përdorur fare veturën e tij zyrtare gjatë muajit nëntor, janar dhe mars, ndërsa prej se ka ardhur në këtë pozitë e ka vozitur atë shumë pak

Ndodh shpesh që zyrtarët e lartë por edhe të vegjlit t’i keqpërdorin veturat zyrtare jo vetëm gjatë orarit të punës, por edhe jashtë. Madje ka prej tyre që shkojnë edhe në pushime ose i shfrytëzojnë për të kryer punët e shtëpisë si blerja e turshive.

Ndryshe ka ndodhur me drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Dr. Basri Sejdiu. Bazuar në rregulloren për shfrytëzim të veturave zyrtare, ai ka në dispozicion një Volkswagen Touareg i cili ishte blerë në kohën kur drejtor ishte Njazi Gashi në vitin 2013. Gjatë këtij viti Gashi kishte shpenzuar 2,375 euro për shpenzime të naftës, shkruan Gazeta Shneta.

Sejdiu ka ardhur fillimisht si ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK-së në fund të tetorit të vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Curr Gjocajt. Gazeta ka kërkuar qasje në shpenzimet e naftës në tre mujorin e fundit të vitit 2017 dhe në tre mujorin e parë të vitit 2018. Gjocaj kishte shpenzuar 135 litra naftë vetëm në muajin tetor.

Pas ardhjes si ushtrues detyre, Sejdiu duket se ka lënë pa punë shoferin e veturës zyrtare. Kjo për shkakun se ai është nga të rrallët zyrtarë që udhëtimin e tij ditore nga shtëpia në Mitrovicë, deri në QKUK në Prishtinë, e bënë me veturën e tij private.

Gjatë muajit nëntor shpenzimet naftës për veturën drejtorit ishin zero ndërsa në dhjetor vetëm 47 litra. Edhe në janar të këtij viti shpenzimet kanë rënë në zero, në shkurt rezulton se janë shpenzuar 94 litra, ndërsa në muajin mars sërish ishin zero shpenzime.

Në një deklaratë për Gazetën, Sejdiu ka thënë se ka vendosur vet që të udhëtoj me veturën e tij private, ndërsa veturën zyrtare ta përdorë vetëm për ndonjë takim zyrtar. “Unë e përdori veturën time për udhëtime ditor, meqë banoj në Mitrovicë dhe nuk kam dashur të shfrytëzoj veturën zyrtare”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se drejtori  i Shërbimit Spitalor dhe Klinik  Universitar  të Kosovës, ka nën menaxhim disa institucione, klinikat e QKUK-së, Spitalet e Përgjithshme dhe Qendrat Profesionale të Shëndetit Mendor, Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë dhe Qendrën për Integrim dhe Rehabilitim të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFaculetat e lagta janë shkaku kryesor për këtë që po i ndodh fëmijëve
Artikulli i rradhës Infermierja me fytyrë “engjëllore” vret 8 bebe në spital

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.