Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori skandaloz i Spitalit të Gjakovës qerasi me drek Bordin e SHSKUK-së në vlerë 455 Euro

Lajme 20/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një drekë në vlerë 455 Euro është paguar nga buxheti i Spitalit të Gjakovës, pasi drejtori Jeton Zarari e kishte qerasur Bordin Drejtues më datën 2 korrik. Zarari disa ditë pas kësaj dreke ua vendosi drynin sallave të operacionit me arsyetimin e temperaturave të larta.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda”, ka marrë vendim që nga data 7 korrik të ndërpresë punën në sallat operative, përveç rasteve urgjente.

Mirëpo, arsyetimi ka qenë i çuditshëm nga ana e spitalit, ku një ndër arsyet e ndërprerjes është cekur edhe temperaturat e larta dhe pushimet vjetore nga ana e stafit.

“Të ndërpritet puna në sallat operative, për programin e ftohtë (të planifikuar) duke filluar prej datës 07.07.2023. Ky vendim është marrë për shkak të periudhës së pushimeve vjetore, temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve optimale në punë. Prej datës 07.07.2023 në sallat operative pranohen vetëm rastet urgjente, deri në një vendim tjetër”, thuhej në vendimin e spitalit “Isa Grezda”.

Spitalin e Gjakovës me datën 2 korrik e kishte vizituar Kryesuesi i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovë, Naim Bardiq i cili njëherësh është edhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe u.d. Drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Narqize Arenliu – Hoxhaj.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Jeton Zarari, pas raportimit për punën dhe mangësitë e këtij spitalit kishte ofruar drekë për mysafirët  nga Prishtina.

Për këtë drekë, drejtori i Spitalit të Gjakovës ka paguar 455 euro. Ku mysafirët kishin porositur pije dhe ushqime nga deti. Demokracia.com e ka siguruar faturën e kësaj dreke:

Drekën me karkaleca deti dhe ushqimet të tjera e ka konfirmuar për Demokracia.com edhe vetë drejtori, Jeton Zarari, por nuk ka idenë sa ka qenë totali i shumës së paguar.

“Beso që nuk kam ide. Drekë ka qenë, sepse kanë marrë vendim (MSH dhe SHSKUK) që çdo dytën shtune me i vizatuar Spitalet Rajonale. Bashkë me e u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, Narqize Arenliu – Hoxhaj, sekretari permanent dhe drejtuesi i bordit të SHSUK-së, Naim Bardiqi, dhe me gjithë anëtarët e Bordit. Spitali jonë dhe Instituti i Mjekësisë së Punës si qendër terciare që është këtu në Gjakovë dhe Shëndeti Mendor – të tri këto njësi kemi raportuar tek Bordi për të arriturat tona, mangësitë, etj”, ka thënë Zarari për Demokracia.com.

Zarari ka treguar se gjatë muajit korrik dhe gusht ka mungesë të stafit si pasojë e pushimeve vjetore, prandaj edhe është marrë vendimi për pushim!

“Keni informatë të gabuar, totalisht të gjitha mediat. Sallat për çdo vjet, qysh nga pas lufta e këndej, ndalen dy muaj e nuk punojnë për shkak të mungesës së anesteziologëve që shkojnë në pushime, pasi që edhe ashtu kemi numër të vogël. Shkojnë në pushime, i shfrytëzojnë është e drejtë e tyre themelore  edhe stafi përcjellës, infermierët, teknikët dhe të gjithë shkojnë në pushime. Prandaj i reduktojmë operacionet vetëm në raste urgjente dy muaj – korrik dhe gusht. Ky nuk është lajmi i ri, pasi ka që 23 vjet që ndodhë kjo, mirëpo dikujt i ka konvenuar me bë mediatike”, ka thënë tutje ai.

Pas raportimit për vendimin punës në sallat operative, Inspektorati Shëndetësor në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka zbarkuar për inspektim gjatë ditës së mërkurë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Madje, vetë drejtori i Spitalit, Jeton Zarari, e ka konfirmuar se ka qenë Inspektorati Shëndetësor në spitalin të cilin ai e drejton.

I pyetur se çfarë vendimi ka marrë Inspektorati Shëndetësor, ai ka shtuar se nuk e ka marrë ende raportin. “Kam qenë gjithë ditë në takime pune në Ministrinë e Shëndetësisë në grup punës dhe ende nuk jam kthyer për ta marrë raportin . E shohë ndërkohë nesër në mëngjes së çka kanë thënë. Nga sallat operative më lajmëruan që ne kemi qenë duke punuar kur kanë ardhur inspektorët. Me siguri e kanë bërë vlerësimin”, tha Zarari për Demokracia.com.

Tutje ai ka potencuar edhe mungesën e anesteziologëve me të cilën përballet spitali i Gjakovës.

“Ne i kemi 5 anesteziologë. Duke marrë parasysh që njëri mungon për çdo ditë për shkak të kujdestarisë 24 orësh, pastaj e ka ditë të lirë. D.m.th 4 janë gjithsejtë në punë. Prej 4 anesteziologë, ku janë 8 salla operative dhe 33 profile kirurgjike. Dy prej tyre (anesteziologë) e kanë marrë pushimin në korrik dhe dy të tjerë e marrin në muajin gusht dhe kështu harrnohemi dhe mbulohemi”, tha Zarari.

Ai ka treguar se ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për rritjen e mjekëve anesteziologët.

“Kemi bërë kërkesa çdo vit për anesteziolog. Sa për informatë, tre anesteziologë nga Gjakova i ka marrë Prishtina”, ka thënë ai. /Demokracia.com/

Artikulli paraprakFëmijët tuaj thithin shumë pluhur, rrezikohen njësoj sikur të pinin duhan
Artikulli i rradhës Pensionohet një ndër kirurget e para të stomatologjisë orale në Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.