Komisioni për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës sot ka mbajtur takimin ku është diskutuar agjenda legjislative.
Në këtë takim deputeti i AKK-së Shemsedin Dreshaj ka kërkuar që agjenda e muajit korrik për shqyrtimin e disa projektligjeve, të zhvendoset në muajin shkurt.
“Agjenda legjislative parasheh në muajin korrik të shqyrtohen projektligji për shëndetësi, për sigurime shëndetësore, për skema sociale, për shëndetin mendor, për produkte medicinale.
Keto ligje janë jetike për funksionimin e shëndetësisë dhe është imperativ urgjent që të debatohen dhe të aprovohen sa më parë”, ka shkruar Dreshaj në postimin e tij në Facebook.’

Ai ka thënë se kanë marr përgjigje pozitive edhe nga Ministria e Shëndetësisë, porse shpreson që ata të mbajnë fjalën.
“Pas reagimit tim në media, u deklarua Ministria e Shëndetësisë e cila tha se këto ligje janë të gatshme të debatohen në muajin Janar-Shkurt të ketij viti. Po urojë që ta mbajnë fjalën!”, ka shkruar Dreshaj. /Gazeta Shneta/




