Drejtori i Klinikës së Urologjisë në QKUK Dr. Sabit Mehmeti, i ka kushtuar një shkrim prekës anesteziologut Sylejman Dulla, i cili ndërroi jetë nga koronavirusi para dy ditësh.
Mehmeti e ka përjetuar rëndë ndarjen nga Dr. Syla, por ka thënë se kontributi i të ndjerit për klinikën dhe mjekësinë në përgjithësi është i pamohueshëm, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni postimin e plotë të Mehmetit:
E vështirë qenka ndarja nga ju dr.Sylë.
Me pikëllim dhe dhëmbje të madhe morëm lajmin per vdekjen e mikut, kolegut tonë te çmuar dr.Sylës.
E rëndë të shkruash përkujtimin për dr.Sylën.
Kontributi i tij i për pacientët , e posaqërisht në Klinikën e Urologjisë ku kaloi kohën më të madhe është i pamohueshëm.
Nuk gjej fjalë tjeta për të shprehur mërzin dhe dhimbjen që ndiej për dr.Sylën.
Në emrin tim dhe në emër të Klinikës së Urologjisë, ngushëllime të sinqerta për familjen , kolegët dhe mbarë mjekësin kosovare.
Zoti e mëshiroft.