Infermieri Enlirat Duraku ka ftuar infermierët që më datë 15/02/2024, duke filluar nga ora 12:00, e Enjte, para objektit të Drejtorisë së ShSKUK-se / Administratës së QKUK të protestojnë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka listuar disa kërkesa për të cilat do të protestohet duke filluar nga pagesën e shtesave të tregut, punës gjatë vikendeve, punës gjatë festive, pagesën për rrezikshmëri dhe pagesën e orëve shtesë, përcjell Gazeta Shneta.
Po ashtu ai ka cekur se infermierët janë përjashtuar nga Ligji i Pagave, respektivisht shtesat e tregut dhe nenpunësve shëndetësor në sistemin publik, ku komunitetet tjera kanë përfituar 1100€ shtesë për periudhën 6 mujore, ndërsa infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor 0€.
Postimi i plotë:




