Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Francë ku dy fëmijë kosovarë kanë gjetur vdekjen në një lum.
Fëmijët 5 dhe 2 vjeç ishin duke luajtur pranë lumit në Moingt, në të cilin ujërat kanë rritur nivelin nga shirat e ditëve të fundit.
Nëna 35-vjeçare nga Kosova ishte duke ngrënë me fëmijët në një restorant fast-food, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit në Montbrison.
Sipas deklaratave të saj, fillimisht në ujë ka rënë vëllai, ndërsa motra e tij u përpoq ta kapte para se të rrëmbehej nga rrjedha por u mbyt edhe ajo.
Edhe nëna e tyre ka hyrë në ujë për t’i shpëtuar, por nuk ka arritur t’i kthente në jetë. Ajo ka lajmëruar njerëzit përreth që të njoftojnë shërbimet e urgjencës, por edhe këta nuk mund të bënin asgjë.