Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka organizuar një darkë për nder të burrave nga Kosova që janë të martuar me gra nga Shqipëria.
Dy prej dhëndurëve të Shqipërisë janë edhe dy gjinekologët Dr. Curr Gjocaj dhe Dr. Dardan Baftiu, shkruan Gazeta Shneta.
Ish-drejtori i SHSKUK-së, gjinekologu Gjocaj, është i martuar me Majlinda Bala Gjocaj. Zonja nga Shqipëria është Kordinatore e Programit Kombëtar të Kontrollit të Tuberkulozit në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë.
Ndërsa gjinekologu Baftiu është i martuar me Diola Dostin. Ajo është nutricioniste dhe mjaft e njohur për publikun kosovar me këshillat e saj. Ndryshe Dardani është i biri i anesteziologut Nehat Baftiu. /Gazeta Shneta/