Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy infermierë që s’e kaluan testin me shkrim, iu trefishuan pikët dhe u pranuan në QKUK

Lajme 10/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë ngritur dyshime në konkursin për infermierë në QKUK për shkak të disa kandidatëve që fillimisht nuk e kaluan testin me shkrim, e më pas pikët e tyre u trefishuan dhe përfunduan në listat e të pranuarve.

Dy kandidatë që nuk e kaluan testin me shkrim për infermier me shkollë të mesme për degët kirurgjike në QKUK, pas rivlerësimit iu trefishuan pikët në test dhe pas intervistës me gojë u pranuan në punë, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta i ka hulumtuar dy kandidatë në bazë të shifrave të rezultateve të publikuara nga menaxhmenti i SHSKUK-së.

Kështu, kandidati me shifër 834 në rezultatet e publikuara më datë 27 gusht 2024 mori vetëm 21 pikë në testin me shkrim. Kandidatët kishin mundësi të rishikonin testet më datën 30 gusht 2024.

Rezultatet e para të testit me shkrim në konkursin për degë kirurgjike. Kandidati 834 ka vetëm 21 pikë.

Kandidati jo vetëm se e kaloi testin, por iu trefishuan pikët. Në rezultatet e publikuara më datë 6 shtator 2024 pas mbajtjes së intervistës me gojë, kandidati 834 doli me rezultat 61 pikë në testin me shkrim dhe 27.8 në intervistë, gjithsej 88.8 pikë si kandidat i pranuar.

Rezultatet përfundimtare, kandidati 834 del me 61 pikë në test dhe si kandidat i pranuar me 88.8 pikë.

Kandidati tjetër me shifër 424 ishte kandidat në konkursin për infermier në klinikat jo kirurgjike në QKUK. Kandidati iu nënshtrua testit me shkrim në këtë konkurs dhe doli me rezultat prej vetëm 12 pikë.

Rezultatet e para të testit me shkrim për degët jo kirurgjike, kandidati 424 me vetëm 12 pikë.

Por, kandidati me të njëjtën shifër figuron tashmë në dokumentet e rezultateve në konkursin për infermier në klinikat kirurgjike. Në këtë dokument kjo shifër rezulton me 60 pikë në test, pra 48 pikë më shumë sesa i kishte fillimisht. Dhe poashtu 28.2 pikë në intervistën me gojë, në total 88.2 pikë si kandidat i pranuar.

Kandidati me shifër 424 nga degët jo kirurgjike me vetëm 12 pikë në test, shfaqet në degët kirurgjike me 60 pikë në test dhe si kandidat i pranuar me 88.2 pikë.

Menaxhmenti i SHSKUK-së këto dy raste ku kandidatët kanë dal me trefishim të pikëve, i ka quajtur “lëshime” të cilat janë përmirësuar pas rishikimit të testeve nga kandidatët.

“Pas rishikimit të testeve, ka rezultuar se në 8 kanë raste ka pasur lëshime, qoftë nga ana administrative, qoftë nga ana e komisionit,  në disa prej tyre janë edhe ato shifra që janë cekur në pyetjet tuaja. Janë përmirësuar lëshimet e ndodhura dhe  kandidatët janë ftuar për intervistë me gojë”, kanë thënë nga SHSKUK.

Për trefishimin e pikëve ata thonë se nuk ka ndryshim të pikëve, por vetëm “përmirësim të lëshimeve teknike gjatë punës administrative”.

Nga SHSKUK nuk kanë dhënë sqarime për kandidatin i cili kaloi nga degët jo kirurgjike dhe u pranua në degët kirurgjike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParalajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Artikulli i rradhës Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Prizren, përplasen kamioni me autobusin

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.