Dy nga të lënduarit e shpërthimit nga bombola e gazit në Ferizaj janë dërguar sot për trajtim mjekësor në Austri.
Pacientët janë shoqëruar nga stafi mjekësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilët ofruan përkujdesje intensive për ta shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë duke u trajtuar 8 pacientë.
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë./Gazetashneta/
Janë dërguar për trajtim të mëtejmë mjekësor në Austri, dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj.
Ata gjatë gjithë kohës janë shoqëruar nga stafi mjekësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili këto ditë ka ofruar përkujdesje intensive për ta.
Faleminderit shtetit austriak dhe ambasadorit austriak në Kosovë, Z.Christoph Ëeidinger për angazhimin e tyre, në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë.
Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë duke u trajtuar edhe 8 pacientë.
Të lënduarit e tjerë, përfshirë edhe ata që morën trajtimin mjekësor në Spitalin e Ferizajit, tashmë janë liruar në shtëpi.