Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy operacione që nuk janë bërë më parë, kryhen në Kardiokirurgjinë e QUK-së

Lajme 16/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy operacione që nuk janë bërë më parë, janë kryer gjatë kësaj jave në Klinikën e Kardiokirugjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

SHSKUK ka njoftuar se është realizuar operimi i pacientes me probleme të lindura të zemrës, njëkohësisht i bëhet edhe bypas, i njohur si operimi (ASD+CABG ), te pacientja A.V. e lindur në vitin 1979 në Suharekë.

Ekipi mjekësor përbëhej nga Prof. Dr. Adem Grbolar, Ass. Dr. Arber Kutllovci, Dr. Shpejtim Shurdhiqi dhe Dr. Ramë Alaj, të ndihmuar nga anesteziologët Dr. Shkelzen Muriqi, Dr. Doruntina Bunjaku. Ekipi mjekësor u mbështetë nga infermierët e anestezionit, instrumentaret dhe perfuzionistët e Kardiokirurgjisë.

Ndërsa në rastin tjetër, është bërë operimi urgjent i pacientit me infarkt akut masiv të zemrës, tek pacienti 50 vjeçar, pasi që nuk ishte i mundur rekanalizimi (hapja enës të mbyllur) me metoda të kardiologjisë invazive. Pacienti që përjetoi arrest kardiak (vdekje klinike), transferohet në sallë të kardiokirurgjisë ku realizohet CABG (bypass).

Operimi u realizua në mesnatën e datës 10.03.2018, nga ekipi operatorë i përbërë ngaAss. Dr. Rifat Brahimaj, Ass. Dr. Arbër Kutllovci, Dr. Shpejtim Shurdhiqi dhe Dr. Endrit Shala. Ekipi i Anestezionit, në përbërje nga Dr. Dafina Matoshi, Dr. Doruntina Bunjaku dhe Dr. Suzana Vllasaliu, poashtu të mbështëtur edhe nga ekipi i perfusionistëve; Bernard Berisha, Genc Tasholli, Teuta Bajramaj, instrumentare, Trina Mustafa.

“Rastet e lartpërmendura dëshmojnë përparësitë dhe dobitë që ka pasur për pacientët aktivizimi i shërbimit 24- orësh në Shërbimin Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa përse keni dhimbje të kokës gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Cilat janë më të mira, pelenat lecka apo ato të blera

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.