Klinika Infektive ka publikuar raportin 24-orësh të trajtimit të pacientëve me COVID 19.
Sipas kësaj klinike, janë 15 pacientë me koronavirus që po trajtohen në këtë klinikë, shkruan Gazeta Shneta.
Prej tyre, nëntë raste janë stabile, katër në oksigjenoterapi dhe dy në mjekin intensiv në gjendje më të rëndë shëndetësore. Të dy këta pacientë kanë sëmundje kronike të veshkave.
Njoftim i plotë:
“RAPORTI NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUK
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 06/05/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 15 raste.
Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 9 raste janë në gjendje stabile,
• 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.
Përndyshe nga gjithsej 5 pacientë Covid 19 pozitiv dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar.
Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.
Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë.
(Burimi: Klinika Infektive, raportin e hartoi: Dr. S. Namani)”