Në klinikën Infektive, sot me 15.05.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 22 raste.
Në njoftimin e kësaj klinike, thuhet se 12 prej tyre janë pacientë me COVID-19, prej të cilëve dy vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi:
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.