Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy urologë të QKUK-së trajnohen për procedura minimale invazive në Turqi

Lajme 06/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy urologë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë marr certifikatat e trajnimit në Turqi, për procedura minimale invazive urologjike.

Dr. Liridon Selmani dhe Dr. Artan Elshani janë certifikuar pas trajnimit 3 mujor për procedura minimale invazive urologjike Laparoskopia Urologjike dhe Nefrolitotomi Perkutane, shkruan Gazeta Shneta.

Për këtë trajnim ata kanë falënderuar Shoqatën Turke të Urologëve dhe atë të Kosovës e cila udhëhiqet nga Dr. Bujar Frangu.

“Falenderim i posaqëm për Prof. Dr. Irfan Orhan, udhëheqësi i Klinikës së Urologjisë në Firat University Elazig i cili gjatë 3 muajve qëndroi pranë nesh duke na ofruar gjitha mundësitë në mënyrë që qëndrimi ynë të jetë sa më efikas”, kanë shkruar urologët në njoftimin e tyre.

Mjekët kanë deklaruar se planifikojnë “që në kohë sa më optimale të fillojmë me këto procedura në Klinikën e Urologjisë në ShSKUK në mënyrë që pacientët të mos udhëzohen për trajtim jashtë vendit për këto patologji dhe kështu të dëmtohet Buxheti Shtetëror”.

Njoftimi i tyre i plotë:

Letër Falenderimi

Pas një periudhe 3 mujore së bashku me mikun tim Dr. Artan Elshani arritëm të certifikohemi për procedurat minimal invazive urologjike si Laparoskopia Urologjike dhe Nefrolitotomi Perkutane (PCNL).

Falenderojmë Shoqatën Turke të Urologjisë në krye me Prof. Dr. Ateş Kadıoğlu për mundësinë e dhënë dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Shoqatës Kosovare të Urologëve me kryetar Dr. Bujar Frangun.

Falenderim i posaqëm për Prof. Dr. Irfan Orhan, udhëheqësi i Klinikës së Urologjisë në Firat University Elazig i cili gjatë 3 muajve qëndroi pranë nesh duke na ofruar gjitha mundësitë në mënyrë që qëndrimi ynë të jetë sa më efikas.

Klinika e Urologjisë në Firat University Elazig tashmë është shtëpia jonë e dytë dhe për këtë ndjenjë i falenderojmë në vecanti Prof. Dr. Irfan Orhan, Prof. Dr. Tunç Ozan, Prof. Dr. Necip Pirinççi, Prof. Dr. Fatih Osmanlıoğlu, Prof. Dr. Ahmet Karakeçi dhe Dr. Kemal Yılmaz dhe gjithë të punësuarit tjerë aty.

Po ashtu falenderojmë Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Metin Kaya GÜRGÖZE.

Ne planifikojmë që në kohë sa më optimale të fillojmë me këto procedura në Klinikën e Urologjisë në ShSKUK në mënyrë që pacientët të mos udhëzohen për trajtim jashtë vendit për këto patologji dhe kështu të dëmtohet Buxheti Shtetëror.

Na priftë e mbara,

Artikulli paraprakShëndeti mendor i nënës ndikon në notat e fëmijëve gjatë shkollimit, zbulon një studim i ri
Artikulli i rradhës “I besoja vetëm Zotit, ty dhe vetës” Ilir Kurtishi emocionohet nga fjalët e pacientes gjatë emisionit

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.