Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy vdekje brenda 4 muajsh, Aeroporti i Prishtinës nuk ka defibrilator funksional

Lajme 20/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aeroporti i Prishtinës nuk ka defibrilator funksional për t’ua dhënë ndihmën e shpejtë personave që pësojnë arrest kardiak.

Dy persona kanë vdekur brenda 4 muajsh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Një punëtor i ANP-së, Gent Zymberi, ndërroi jetë më 7 nëntor të vitit të kaluar. Policia e cilësoi si vdekje të dyshimtë, ndërsa mediat raportuan se 29-vjeçari vdiq pas një arresti kardiak.

Trupi i tij ishte dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, por rezultatet ende nuk kanë dalë.

Katër muaj më vonë, më 28 shkurt, në ANP ndërroi jetë një grua e cila sapo kishte zbritur nga aeroplani. Policia bëri të ditur se me rastin po merren njësitet e hetuesisë. Poashtu, trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se Aeroporti i Prishtinës, i cili menaxhohet nga kompania Limak, nuk ka defibrilator funksional të kalibruar dhe në gjendje për t’iu asistuar personave që pësojnë arrest kardiak. Një të tillë e ka kërkuar tek pas vdekjes së Zymberit.

Madje ka provuar edhe të angazhojë edhe profesionist shëndetësorë për ta trajnuar stafin për përdorimin e kësaj pajisje.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga zyra për media e ANP-së, nëse ky institucion është pajisur me defibrilator, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Aeroportet janë të obliguara të mbajnë defibrilator në rastet kur pasagjerët mund të pësojnë arrest kardiak nga presioni gjatë udhëtimeve me aeroplan. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë nuk ka asnjë defibrilator të vendosur, ndërsa i vetmi është te ekipi mjekësor, duke qenë edhe ai i vjetër dhe jo-funksional.

Në rastet e arrestit karidiak, çdo minutë e vonuar në intervenim, zvogëlon gjasat që trupi t’i kthehet normalitetit dhe çon deri në vdekje.

Në SHBA llogaritet që 20 për qind e arresteve kardiake ndodhin në vende publike si aeroportet.

Në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare në Çikago, ekziston për çdo minutë distancë nga një defibrilator. Për të punuar me të janë të trajnuar stafi mjekësor si dhe oficerët doganor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKjo është koha që ju duhet për të mbetur shtatzënë
Artikulli i rradhës Këto janë arsyet përse të rinjët po vdesin para prindërve të tyre, shpjegon Dr.Alfred Nona

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.