Sokol Sejdiu shënon sot dy vite nga dita që ndryshoi plotësisht jetën e tij, pas një periudhe të vështirë shëndetësore të vitit 2023.
Sejdiu ka ndarë një postim prekës në rrjetin social duke treguar betejën e tij personale mes sfidave të shëndetit. “Viti 2023 ishte një periudhë plot dhimbje, sfida dhe prova që më testuan në çdo aspekt — fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Pas 17 ditësh në gjendje kome dhe një rrugëtimi të gjatë rikuperimi, mësova se forca e vërtetë lind pikërisht kur je në prag të dorëzimit”.
Ai shprehet se sot ndihet mirë, i fortë dhe pafundësisht mirënjohës ndaj Dr. Shaqir Ukës, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si dhe gjithë stafit mjekësor, infermierëve, familjes dhe miqve që e mbështetën në momentet më të vështira të jetës.
“Një falënderim i madh nga zemra për Dr. Shaqir Ukën dhe stafin e tij, infermierët, familjen time dhe të gjithë ata që më qëndruan pranë. Falë dashurisë, përkushtimit dhe mbështetjes suaj, sot mund të buzëqesh me këtë uniform përsëri dhe të ec përpara me zemër plot shpresë,” shton ai.
Njoftimi i plotë:




