Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E burgosura që e fali Presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj

Lajme 30/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në krye të shtetit e fali dje një të burgosur. Ajo për shkaqe humanitare e fali Arza Cakollin, e cila në vitin 2017 kishte shkaktuar një vetë aksident, ku si pasojë kishin mbetur të vdekura dy shoqet e saj, E. I dhe E. M.

Ajo në vitin 2019 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, me 18 muaj burgim efektiv.

Cakolli e ka filluar mbajtjen e dënimit prej 1 vit e dy muaj burg, në korrik të vitit 2024, ndërkaq do të duhej të lirohej në mënyrë të rregullt nga burgu më 14 shtator të këtij viti, pasi shkalla e dytë ia kishte ulur dënimin në 14 muaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte ngritur aktakuzë më 25 janar 2018.

Sipas aktakuzës, Azra Cakolli, më 24 dhjetor 2017, rreth orës 03:43, në rrugën Ferizaj-Greme, duke drejtuar automjetin e markës “Opel Vectra” nga pakujdesia e në kundërshtim me nenin 53.1 të LSKRR-së, kishte rrezikuar trafikun publik duke humbur kontrollin e lëvizjes kishte dalë nga rruga dhe vetura ishte rrotulluar ku përpos dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse kishin marrë dy bashkudhëtaret E.M dhe E.I.

Sipas prokurorisë, ajo akuzohej se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të KPRK-së.

Kjo është falja e parë e një të burgosuri që prej ardhjes së Osmanit në krye të vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Presidentes.

Artikulli paraprakOMK: Ndahet nga jeta, Prof. Dr. Arif Birinxhiku
Artikulli i rradhës Rugova: Muaji shkurt, i thatë sa i përket reshjeve të borës dhe shiut

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.