Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E drogoi me dy shoqet dhe abuzoi seksualisht, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares në Vlorë

Lajme 25/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë, ku 3 adoleshente janë nxitur për të përdorur lëndë narkotike dhe një prej tyre ka rënë pre e abuzimit seksual.

Ngjarja është denoncuar në polici nga e ëma e vajzës e cila është abuzuar seksualisht. Ka qenë vajza e cila i ka treguar nënës së saj gabimin që ka bërë, personat që ishin të përfshirë në të dhe të gjithë skenën. Më pas e ëma bashkë me vajzën kanë shkuar në polici duke denoncuar rastin.

Sa i përket mënyrës si ndodhi ngjarja, mësohet se vajzat kanë shkuar në një hotel në qytetin e Vlorës me dëshirën e tyre.

Një prej tyre dyshohet se prej kohësh ka pasur komunikim me Rinald Rakipaj që ishte autori i kësaj ngjarje. Më pas ky i fundit ka bindur vajzën e mitur që jo vetëm të shkojë në hotel me të por edhe të marrë dy shoqet e saja me vete.

Të shtyra nga kureshtja, vajzat të nxitura njëkohësisht nga dy personat e përfshirë, kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas Rakipaj është ndarë nga grupi me një prej vajzave dhe ka nisur me të abuzimin seksual.

Ndërsa shoku i Rinald Rakipajt ka qëndruar duke konsumuar me dy vajzat e tjera të mitura lëndë narkotike ku konfirmohet edhe njëherë se me dy vajzat e tjera nuk ka pasur abuzim seksual

Pas denoncimit në polici efektivët kanë arrestuar 33-vjeçarin i cili është marrë në pyetje. Ai në momentet e para nuk ka pranuar fajin por i gjendur përballë provave ka pohuar ngjarjen e rëndë duke e pranuar atë dhe duke treguar edhe dinamikën.

Autori ka pranuar ngjarjen por është shprehur se me një prej vajzave të mitura kishte komunikim prej kohësh dhe gocat e mitura kanë shkuar vetë në hotel me dëshirë. Sipas tij vajza ka pranuar edhe me dëshirë të kryejë marrëdhënie. Policia vijon hetimet për rastin në fjalë./Euronews.al

Artikulli paraprakNjë person i lënduar nga aksidenti në rrugën Drenas – Skënderaj
Artikulli i rradhës Arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës në Koçan, ku vdiqën 59 persona

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.