Alicia Kappers nuk i kujtohen kontraktimet e saj ose klithmat e para të foshnjës. Përveç djalit të saj të porsalindur, kujtimi i saj, i vetëm i asaj dite është mbresë nga lindja cezariane.
Ajo ishte 31 javë shtatzënë kur burri i saj e çoi në spital në Cincinnati, Ohio, në fund të muajit mars, shkruan CNN. Ajo kishte kollë, ethe dhe e kishte të pamundur të merrte frymë, transmeton GazetaShneta.
COVID-19 po ja vështirësonte punën edhe më shumë.Nëna filloi të kishte kontraktime, ndërsa ishte në gjendje kome.
Pas lindjes, shëndeti i Kappers u përmirësua por, ishte një proces i ngadaltë. Disa javë kaluan para se Kappers të rimarrë plotësisht vetëdijen dhe mësoi për lindjen e djalit të saj.
Pas disa javësh, Kappers arriti ta ndjej praninë e djalit të saj – Laith, i cili doli negativ nga COVID-19./GazetaShneta/