Dr. Selman Demolli, u.d. i shefit të sallës së Lindjes në Gjinekologji të QKUK-së ka njoftuar së fundmi se nuk do të jetë pjesë më e ShSKUK-së.
“QKUK u pafshim në ditë më të mira!”, kështu ka njoftuar Dr. Demolli për largimin e tij nga QKUK duke thënë se ishte një vendim shumë i vështirë dhe mirëmenduar, shkruan Gazeta Shneta.
“Rreth një muaj më parë, saktësisht me datë 12.05.2023, i jam drejtuar në formë zyrtare Drejtorit të Klinikes Gjinekologjike dhe drejtoratit të SHSKUK-së me kërkesë për pushim pa pagesë, me arsyetime të mia personale dhe me nevojën për të qenë afër familjes për një kohë të caktuar, po e cek edhe një herë, pa pagesë. Neglizhenca dhe mos-përgjigjja lidhur me këtë kërkesë timen tash e disa javë ka qenë pika e fundit e cila më ka vërtetuar se une, Selman Demolli, më nuk dua dhe nuk duhet të jem pjesë e kësaj klinike”, kështu ka potencuar Dr. Demolli rreth arsyes së largimit nga QKUK.
Dr. Demolli përmes një letre përshëndetëse ka vlerësuar lartë veprimtarinë profesionale që e ushtron tasht e 30 vite:
“Padyshim që periudha që unë kam ushtruar profesionin tim në SHSKUK, ka qenë vula më e mirë e profesionalizmit dhe dashurisë së madhe që unë kam për profesionin që e ushtroj tash e 30 vite në insitucione shëndetësore publike dhe më shumë se 20 vite angazhim në SHSKUK. Përmes kësaj letre lamtumirë për insitucionin që u shëndrrua në shtëpinë time të dytë, në vendin i cili u bë për më shumë se dy dekada lokacioni në të cilin në cdo orë, në cdo ditë isha afër pacientëve që kishin nevojë për mua, dua të falenderoj cdo individ që në një formë ose tjetër ishin afër meje.
Ndërsa, njofton të gjithë familjarët dhe pacientët se shërbimin e mjekut gjinekolog do ta ushtron në American Clinic dhe Poliklinikën Dafina.
Komunikata e plotë:
QKUK u pafshim në ditë më të mira!
Të dashur miq, familjarë, kolegë dhe pacient,
Përmes këtij postimi, më lejoni që të ju njoftoj se që nga sot, 01.06.2023 unë, Dr.Selman Demolli Mr. Sci nuk do të jem më pjesë e SHSKUK-së, si U.D. i Shefit të sallës së lindjes dhe në asnjë funksion tjetër në këtë klinikë.
Një vendim shumë i vështirë dhe i mirëmenduar nga ana ime, vendim i cili po aq sa i vështirë ka qenë edhe reflektim i të gjithë punës sime përgjatë viteve dhe vlerësimit e mosvlerësimit nga menaxhmenti aktual i kësaj klinike.
Rreth një muaj më parë, saktësisht me datë 12.05.2023, i jam drejtuar në formë zyrtare Drejtorit të Klinikes Gjinekologjike dhe drejtoratit të SHSKUK-së me kërkesë për pushim pa pagesë, me arsyetime të mia personale dhe me nevojën për të qenë afër familjes për një kohë të caktuar, po e cek edhe një herë, pa pagesë.
Neglizhenca dhe mos-përgjigjja lidhur me këtë kërkesë timen tash e disa javë ka qenë pika e fundit e cila më ka vërtetuar se une, Selman Demolli, më nuk dua dhe nuk duhet të jem pjesë e kësaj klinike.
Padyshim që periudha që unë kam ushtruar profesionin tim në SHSKUK, ka qenë vula më e mirë e profesionalizmit dhe dashurisë së madhe që unë kam për profesionin që e ushtroj tash e 30 vite në insitucione shëndetësore publike dhe më shumë se 20 vite angazhim në SHSKUK.
Përmes kësaj letre lamtumirë për insitucionin që u shëndrrua në shtëpinë time të dytë, në vendin i cili u bë për më shumë se dy dekada lokacioni në të cilin në cdo orë, në cdo ditë isha afër pacientëve që kishin nevojë për mua, dua të falenderoj cdo individ që në një formë ose tjetër ishin afër meje.
Po e përmend prap se përgjatë më shumë se 20 viteve, jam munduar që të jap më të mirën time në punën që unë së bashku me kolegët e tjerë të këtij reparti kemi kryer me korrektësi dhe sinqeritet ndaj secilit pacient që ka pasur nevojë për ne.
Dua që të falënderoj të gjithë doktorrët, specializantët, infermierët, stafin teknik dhe kolegët e tjerë për punën e palodhshme dhe kolegialitetin korrekt që kanë treguar përgjatë viteve.
Falë këtij bashkëpunimi dhe angazhimit maksimal dhe serioz, Klinika e Gjinekologjisë ka shënuar suksesse të matshme dhe shumë meritore përgjatë viteve.
Falenderoj të gjithë pacientet të cilët mua personalisht më kanë besuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre, e në shumë raste edhe vetë jetën e tyre. Faleminderit të gjithë pacientëve të cilët kanë mirëkuptuar cdo moment timin të vështirë, profesionalisht dhe që asnjëherë nuk kanë reshtur së besuari në punën time.
Po e ritheksoj, ky vendim i imi i mirëmenduar dhe shumë i rëndësishëm në jetën time profesionale, prapa tij, ka shumë mëdyshje, keqkuptime dhe më e rëndësishmja munges respekti për punën time shumë vjeqare dhe për kontributin që unë kam dhënë në këtë institucion.
Kjo dorëheqje e imja, nuk mund të mohoj se është e vështirë dhe kjo letër dorëheqjeje prapa saj ka shumë emocione dhe ndjenja nostalgjie për kohën të cilën kam kaluar në koridoret dhe sallat e kësaj klinike.
Largimi im nga SHSKUK, përveq një moment reflektimi për mua personalisht si gjinekolog me një periudhë të gjatë prapa vetes, shpresoj të shërbej si reflektim për të gjithë ata që janë në krye të këtij institucioni. Për ata që flasin për shëndetësinë , premtojnë për shëndetësinë dhe në fund të ditës, nuk punojnë për shëndetësinë.
Shpresoj shumë që SHSKUK, cdo ditë të ketë ndryshime positive dhe të shërbej më së miri për qytetarët që kërkojnë ndihmë dhe kanë nevojë të trajtohen ne të!
Gjithashtu, ju njoftoj se shërbimi im për të gjithë pacientët do të vazhdoj në American Clinic dhe në Poliklinika Dafina.
Familjarë, miq, kolegë dhe pacient
U pafshim në ditë me të mira!