Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E rëndë: Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, familjari i saj dyshon që s’iu dha ndihma mjekësore me kohë

Lajme 21/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Prizrenit, ku ka humbur jetën një grua, e cila ishte dërguar në këtë qendër në gjendje të rënduar shëndetësor.

Për rastin tashmë kanë nisur hetimet pasi një familjar i të ndjerës ka ngritur dyshime se nuk i është ofruar ndihma mjekësore me kohë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se viktima është një grua e moshës rreth 66-vjeçare, e cila u trajtua në repartin e Internos të Spitalit Rajonal në Prizren, ku edhe vdiq.

Në bazë të informacioneve të para, familjari i të ndjerës ka hedhur akuza në drejtim të stafit mjekësor, që sipas tij nuk e kanë trajtuar me kohë gjatë ditës së djeshme, por edhe sot në orët e para të mëngjesit, para se të ndërronte jetë.

Denoncimi i tij ka vënë në lëvizje Policinë, me ç’rast është marrë edhe deklarata e mjekësve, sipas të cilëve pacientja ka qenë në gjendje të rëndë kur është dërguar në këtë repart, por përkundër përpjekjeve, ka humbur jetën.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Hetimi për rastin është iniciuar në drejtim të veprës penale Mosdhënia e ndihmës mjekësore.

Ndryshe, mosdhënia e ndihmës nga mjeku apo punonjësi tjetër shëndetësor, ndonëse ai është i vetëdijshëm se mosveprimi i tillë mund të rezultojë me dëme për për pacientin, përbën vepër penale dhe kryesi mund të dënohet me burgim deri në tri vjet.

Artikulli paraprakNga Ferizaj shkoi në spitalin “Sistina” për të operuar këmbën e majtë, por pa nevojë ia operuan të djathtën
Artikulli i rradhës Studimi i ri hedh dritë mbi bakteret që lidhen me lindjen e parakohshme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.