Rast unik në Klinikën e Gjinekologjisë.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka lindur një foshnje me peshë afro 6.5 kilogramë shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Ndonëse pandemia ka rënduar gjendjen aktuale, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami kanë realizuar me suksese lindjen me operacion.
“Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/