Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E rrallë në Selanik, 14-vjeçares i hiqen nga stomaku 700 gramë flokë

Lajme 13/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Sindroma Rapunzel ne Selanik
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga rastet më të rënda të një vajze 14-vjeçare me sindromën Rapunzel, është paraqitur pak ditë më parë në një spital në Selanik, pasi u konstatua se kishte një masë të madhe flokësh me peshë 700 gram në stomakun e saj.

Sipas raportimeve nga mediat greke, kjo masë është nga më të mëdhatë që janë gjetur dhe janë hequr në rastet e kësaj sindrome në të gjithë botën.

“Hiroflema është masa e qimeve të patretura në traktin gastrointestinal pas ngrënies së tyre. Frekuenca në popullatën e përgjithshme varion nga 0,06% deri në 4%”, shpjegon kirurgu.

Sipas ekspertëve, vajza 14-vjeçare, e cila tashmë është shëruar dhe po merr mbështetje psikologjike, kishte të paktën 12 vite që hante flokët. Po gjithashtu, ajo hante edhe fije nga perdet në shtëpinë e saj si dhe pambuk nga batonetat e pastrimit të veshëve, pa u vënë re nga prindërit e saj.

Sindroma e Rapunzelit shfaqet nëntë herë më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt dhe në këto raste 80% prej tyre gjenden kryesisht tek fëmijët apo adoleshentët. Emërtimi klinik i sindromës është trikofagjia dhe mund të ketë pasoja fatale për pacientin.

Si rezultat i paaftësisë së trupit të njeriut për të tretur çdo qime dhe sintetikën e tij, me kalimin e kohës qimet grumbullohen duke krijuar një masë (të njohur si Trichobezoar) e cila bllokohet brenda sistemit tretës.

Operacioni është zakonisht i nevojshëm për të hequr këtë masë pasi, mund të shkaktojë shqetësime dhe pasoja të tjera kërcënuese.

Artikulli paraprakOKB me paralajmërim: Inteligjenca Artificiale kërcënim për njerëzimin po aq sa ai bërthamor
Artikulli i rradhës Studimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor në fazën finale

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.