Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E rrallë: Realizohet në Kosovë diagnostifikimi i refluksit vesicouretral me ultrazërin me kontrast

Lajme 29/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për herë të parë në Kosovë është bërë diagnostifikimi i refluksit vesicouretral me ndihmën e përdorimit të pajisjes ultrasonografike me kontrast.

Një procedurë e tillë u realizua nga mjeka pediatre, Dr. Valbona Nushi Stavileci dhe mjeku infektolog, Dr. Vllaznim Fazliu, shkruan Gazeta Shneta.

Njoftimin për kryerjen e kësaj procedure e dha Dr. Valbona, e cila edhe e shpjegoi rrjedhën e diagnostifikimit.

“Sot u realizua me sukses nga Dr. Valbonë Stavileci dhe Dr. Vllaznim Fazliu, për herë të parë në Kosovë, diagnostifikimi i Refluksit Vesicouretral me ndihmën e ultrazërit të përforcuar me kontrast.

Kjo është metodë e re dhe moderne që aplikohet në botë në institucionet më të avansuara mjekësore nefrologjike. Është metodë shumë më e saktë: ka senzitivitet dhe specicificitet 100%, krahasuar me metodat e deritanishme të cilat arrijnë në vetëm 85%.

Gjatë kësaj procedure nuk ka fare ekspozim ndaj rrezatimit të rrezikshëm për fëmijët. Nëse krahasohet me metodën tradicionale të deritanishme: Cisturografia mikcionale (me fluoroskopi rreze Rtg X), ka rrezatim 16 herë më të fortë se sa një Rtg i zakonshëm.

Me ultrazë bëhet ekzaminimi në kohë reale me vlerësim të vazhdueshëm të fazës së mbushjes dhe me vlerësim edhe të fazës së urinimit. Përderisa me metodën e deritanishme tradicionale të ekzaminimit bëhet me regjistrim intermitent-të ndërprerë dhe mund të ndodhë të mos regjistrohen pjesë të rëndësishme të procesit të mbushjes apo urinimit. Gjatë urinimit rritet shtypja në fshikëz urinare dhe atëherë detektohen edhe 30% të rasteve të Refluksit.
Gjithashtu bëhet edhe vlerësimi i uretrës.
Procedura zgjatë 15-30 min; Realizohet me vendosje të katetrit urinar. Nuk ka komplikacione gjatë procedurës.

Kur duhet të bëhet kjo procedurë:
• Infeksionet urinare
• Hidronefroza
• Anomalite e traktit urinar me sistem duplex
• Hidronefroza e detektuar intrauterin (gjatë shtatëzanisë)
• Përcjellje e përmirësimit të refluksit vesikouretral

Prindërit që nuk kanë dëshirë të rrezatojnë fëmijët e tyre me rreze të rrezikshme të rentgenit, mund ta realizojnë këtë procedurë në Kosovë, në Klinikën “Aura” në Ferizaj, me ultrazërin më të sofistikuar dhe me kualitet të lartë të imazheve: GE Logiq S8 – XDclear dhe me sonda matrix.

Procedura Urosonografisë Mikcionale me kontrast përfshin:
1. Diagnostifikimi i pranisë së Refluksit vesicouretral
2. Konsultimi nefrologjik nga Subspecialistja Pediatre Nefrologe, Dr.Valbonë Stavileci”, shkroi pediatrja Nushi-Stavileci.

Ndryshe, Dr. Vllaznim Fazliu po ashtu është i pari në Kosovë që ka bërë aplikimin e Shear Wave Elastography në diagnostifikimin e shkallës së fibrozës në mëlçi, diagnostifikim vetëm me ultrazë dhe jo-invaziv. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBurri i Diellzës publikon fotografinë e së bijës në inkubator
Artikulli i rradhës Këngëtarja e famshme shqiptare sot u bë nënë, ka vënë një emër të padëgjuar për djalin

Ju sugjerojmë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

22/06/2026 Lajme

BE kërkon hetim urgjent për ndikimin e politikës së Trump mbi çmimet e barnave

22/06/2026 Lajme

Çdo i katërti kosovar beson se politika po e ngadalëson rrugën drejt BE-së

22/06/2026 Lajme

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

22/06/2026 Lajme

Valët e të nxehtit në Francë shkaktojnë rreth 5,400 vdekje në vit – komunitetet më të varfra goditen më rëndë

22/06/2026 Lajme

“Mos klikoni në linqe të dyshimta”, Policia apelon qytetarët për mesazhet mashtruese

22/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.