Një vajzë e vogël është sulmuar nga 10 qen të rracës bulldog ndërsa po luante në oborrin e shtëpisë. Tezja e saj arriti ta shpëtonte, edhe pse 2-vjeçarja mori plagë të rënda në fytyrë, qafë dhe fundshpinë.
Qentë kanë hyrë në oborrin e shtëpisë, pasi pronari i tyre nuk ka arritur ti mbajë nën kontroll. Ella është dërguar menjëherë në spital dhe gjendja e saj është serioze, por jashtë rrezikut për të humbur jetën.
Gjithashtu tezja ka marrë plagë nga incidenti pasi në oborr ndodheshin edhe 2 fëmijë të tjerë, të cilët nuk kanë asnjë dëmtim. Policia e Liverpool ka raportuar se 35-vjecari është arrestuar për aksidentin që shkaktoi dhe qentë janë larguar nga zona.
/oranews.tv/