U refuzohen ilaçet kundër dhimbjeve, nuk u japin ushqim e më e keqja është se nuk i lënë t’i shohin bebet për disa ditë me radhë.
Këto gjëra të tmerrshme po u ndodhin nënave nëpër spitalet e lindjes në Britani të Madhe, sipas një raporti të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Raporti ka gjetur se 40 për qind e nënave janë lënë pa ilaçe kundër dhimbjeve gjatë orëve të lindjes.
Zyrtarët thonë se atyre nuk u është dhënë as ushqim e madje 22 për qind e tyre nuk kanë pasur mundësi të pinë as ujë.
Disa prej nënave nuk është dhënë as bebja për shkak se “motrat medicinale kanë qenë shumë të zëna”.
Një përqindje e këtyre nënave kanë deklaruar se kanë përjetuar depresion pas lindjes për shkak të këtyre veprimeve të stafit të spitalit.
“Nuk kam mundur të shkoj në banjë për shkak se jam frikësuar se bebja do të marr temperaturë. Edhe në tualet kur kam shkuar jam detyruar ta marr beben me vete, sepse më është thënë se motrat janë shumë të zëna”, ka deklaruar një nënë. /Gazeta Shneta/