Janë testuar pozitiv edhe dy infermiere të Klinikës Infektive në QKUK me koronavirus Covid-19.
Gazeta Shneta ka mësuar mbrëmë nga burime zyrtare se infermieret janë testuar pozitiv gjatë ditës së djeshme. Lajmin e ka konfirmuar sot infektologu Prof. Salih Ahmeti.
“Po mund t’ju konfirmoj se edhe dy infermiere janë testuar pozitiv. Numri i infermiereve ka shkuar në tre. Dy prej tyre janë duke u trajtuar këtu në klinikë, por fatmirësisht janë me simptoma të buta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Ahmeti.
Në nivel të Kosovës deri më tani janë infektuar 5 infermierë dhe 2 mjekë.
Kujtojmë se në një intervistë për Gazetën Shneta, infektologu Ahmeti ditë më parë ka treguar se stafi mjekësor janë të rrezikuar nga koronavirusi, por ai ka thënë se është i bindur se do t’ia dalin ta kalojnë këtë situatë me sukses.
Intervistën e plotë mund ta shihni më poshtë. /Gazeta Shneta/