Edhe kryeinfermierja pezullon vendimin për t’ia falë rrogën kryeministrit

2018-02-01 në ora 08:43

Pas vendimit të kryeministrit për pezullimin e dyfishimit të pagës së tij, është edhe infermierja që ka marr një vendim tjetër.

Arta Sejdiu, kryeinfermiere në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, ka pezulluar vendimin për t’ia falur rrogën e saj kryeministrit, shkruan Gazeta Shneta.

“Pas qëndrimit të Kryeministrit që ta pezulloje vendimin për rritjen e pagës, edhe unë po e pezulloj vendimin që t’ia jap pagën”, ka deklaruar Sejdiu.

Haradinaj mori këtë vendim pasi Agjencioni Kundër Korrupsion e shpalli të kundërligjshëm rritjen e rrogave. Ndërsa kryeinfermierja thotë se këtë vendim e ka mendu këtë çështje me kokë.

“Të dy e kemi një pozitë që fillon me KRYE, KRYE – Minister dhe KRYE – Infermiere, andaj edhe e kemi mendu këtë çështje me KRY (kokë). Vendim shumë mençur nga të dy ne, njëherë i bijmë pishman, mandej e pezullojmë, e në fund e anulojmë”, ka thënë ajo.

Pasi kryeministri mori vendim për dyfishimin e pagës së tij dhe rritjen për stafin e Qeverisë, infermierja Sejdiu publikisht tha se do t’ia falë rrogën Haradinajt.

Ky reagim i saj ironik erdhi pasi kreu i Qeverisë tha se ia rriti rrogën vetës për të mos u korruptuar. /Gazeta Shneta/