QKUK ka mbetur edhe me një anesteziolog në pak në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka mbetur me një anesteziolog më pak, pasi nga Klinika e Anestezionit ka dhënë dorëheqje Dr. Lulzim Emini, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar se Emini e ka dorëzuar dorëheqjen sot dhe këtë e ka konfirmuar edhe vet ai. Emini do të vazhdojë angazhimin e tij profesional në një institucion privat.
Gazeta Shneta në vazhdimësi ka raportuar për numrin e vogël të anesteziologëve në QKUK, ndërsa gjatë ditës së djeshme është publikuar edhe lajmi për dorëheqjen e specialistit të ORL-së Dr. Xhevdet Latifi. /Gazeta Shneta/




