Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Edhe një grua tjetër shtatzënë me Covid-19 në Prishtinë, gjinekologu tregon gjendjen e saj

Lajme 16/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe një grua tjetër shtatzënë është e prekur nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë.

Gruaja është nga Prishtina në mesin e 20 personave që rezultuan pozitiv me Covid-19 më 11 prill, për të cilat Instituti Kombëtar pati raportuar se ishin të gjitha raste kontakti, shkruan Gazeta Shneta.

Lajmin për gruan shtatzënë të prekur me koronavirus e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Dr. Jakup Ismaili. Në një deklaratë për gazetën shneta, Ismaili ka thënë se shtatzëna është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pacientja është duke u trajtuar në shtëpinë e saj pasi është në gjendje të mirë shëndetësore. Gruaja është në javën e 36-të dhe nuk ka asnjë komplikim shëndetësor nga virusi. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dhe ajo po iu përmbahet udhëzimeve tona në aspektin gjinekologjik, si dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, ka deklaruar Ismaili.

Kujtojmë se edhe një grua tjetër nga Gjakova është konfirmuar mbrëmë me koronavirus në Kosovë. Ajo u hospitalizua në njësinë intensive të Klinikës Infektive në QKUK. Pacientja është në javën e 28-të të shtatzënisë dhe në bazë të gjendjes së saj pritet të trajtohet nga konzoliumi i QKUK-së i cili përbëhet nga infektologë, anesteziolog, gjinekolog dhe neonatolog. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDoktor Angus u shpreh se kërkimet në lidhje me shërimin e pacientëve nga koronavirusi janë kaotike
Artikulli i rradhës Pasi mposhtë Covid-19, vogëlushja 5 muajshe me buzëqeshje falenderon stafin mjekësor

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.