Është shënuar edhe një rast me koronavirus në Kosovë, ka njoftuar zyrtarisht Instituti Kombëtar.
Bëhet fjalë për një femër e cila ka ardhur nga Londra në Kosovë të hënën përmes aeroportit, shkruan Gazeta Shneta.
“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.
Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/