Tre muaj trajtim në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, nuk i sollën shërim Bukurije Hajrizit. Kirurgët abdominal nuk kanë arritur ta shërojnë dhe as t’ia mbyllin barkun asaj.
Kështu tani po i duhet të kërkojë ndihmë në Turqi. 43 vjeçares që ishte bërë lajm për mungesë rrjete pas hapjes së barkut në Klinikën Kirurgjisë Abdominale, varra nuk po i mbyllet ani se rrjeta iu dhurua nga deputeti e afaristi, Ramiz Kelmendi, njofton Klan Kosova.
Trajtimi i gruas nga Fushë Kosova, tanimë është i pamundur në QKUK, për shkak të mungesës së përvojës për trajtime të kësaj specifike.
Për këtë arsye mjekët kanë rekomanduar trajtim jashtë vendit.
Ky është numri i kontaktit të bashkëshortit të Bukurijes, Lulzim Hajrizi: 049-630-182.