Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Edi Rama: Do të ndërtojmë dy spitale ultra modernë në mandatin e katërt

Lajme 28/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se dy spitale moderne do ndërtohen në mandatin e katërt qeverisës.

Gjatë rubrikës “Sy m’Sy”, Rama tha gjithashtu se janë ndërtuar 53 spitale të reja, teksa shtoi se kur erdhi në qeveri i gjeti spitalet me kushte aspak normale.

“Çfarë të them, si të them? Spitale ke bërë, por janë kot. Nuk e kuptoj si mund të jenë kot. 53 spitale të reja, 10 që nuk ekzistonin. 43 që u shembën përtokë dhe u ribënë nga e para me standardet më të larta europiane. E morëm detyrën në një Shqipëri me spitale që ishin ndërtuar në vitet 60-70′ dhe ishin vetëm arnuar në vitet 90-00′, një tmerr. Me shtretër lufte akoma, me batanije nga ato ushtarake, banjo me ujë rrjedhje në korridor gjithandej, ilaçe harroje, infeksionet post operatore më të larta në Europë. Autoambulanca, ndizeshin me të shtyra.

Nuk po flas qendrat shëndetësore, mesjetë e thellë, katastrofë. Sot kemi 400 qendra shëndetësore të bërë nga e para, që iu shërben 1.6 milionë qytetarëve. Kemi mjekë të mirëpaguar, 140 për qind më shumë se deri dje, infermierët, me 112 përqind më shumë se sa deri dje. Paguajmë 120 milionë euro për rimbursimin e barnave. Dy spitale ultra modernë do të ndërtojmë në mandatin e katërt, në bashkëpunim me Emiratet Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë. Nuk do të çojmë askënd jashtë për asnjë operacion të komplikuar, të vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Më e mira është përpara. Shqipëria 2030 do të jetë anëtarë krenare e BE”, tha Rama.

Artikulli paraprakPërditësimi i fundit pas numërimit të 93% të votave në përfaqësi diplomatike: VV merr rreth 11 mijë vota
Artikulli i rradhës OBSH: Stili i jetesës po dëmton shëndetin e adoleshentëve në Evropë dhe Shqipëri

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.