Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Edukimi seksual në lëndët shkollore ende tabu, por jemi në rrugë të mbarë

Lajme 28/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
teme diskutimi / pecetat higjenike
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në pjesën e tretë të konferencës rajonale “Trupi im nuk është tabu”, u shfaq videoja promovuese me animacion, me qëllim edukimin si mjet për luftimin e stigmës rreth ciklit menstrual, raporton Ekonomia Online.

Leonora Shala, koordinatore për shkollat promovuese të shëndetit nga ministria e Arsimit tha se çdo vit bëhen plane veprimesh me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit.

“Në shoqërinë tonë akoma ndoshta janë tema tabu por për ne tash e sa vite punojmë në fushën e shëndetit. E them me kompetencë se janë edhe ministria e Shëndetësisë dhe organizata joqeveritare ato që po na ndihmojmë dhe kemi arritur disa gjëra. Në reformën e kurikulës së vitit 2018 e kemi vendosur në kurikulë ky mësimdhënësit japin dhe edukojnë pjesën e shëndetit dhe po ashtu edhe shëndetin riprodhues. Çdo vit kemi bërë plan të veprimit duke filluar nga korniza e monitorimit, qasjes në terrenit bazuar në nevojat e komunitetit duke i përfshirë trajnerët të cilët mbajnë mësime në shkolla, duke hartuar disa pyetësorë edhe për prindër edhe për mësimdhënës rreth asaj se sa po zbatohen këto tema. Nën asistimin tonë e kemi inspektoriatin i cilin ka me vlerësu dhe monitoru pjesën e zbatimit të shëndetit seksual dhe ripordhues, që është në disa lëndë”, ka thënë Shala.

Visare Mujko, udhëheqëse e zyrës së UNFPA-së (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatën) Kosovë, tha se Kosova është i vetmi vend në rajon dhe më gjerë që edukimin seksual dhe riprodhues i ka futur në kurikulën e rregullt.

“Nuk është e lehtë me diskutu për nivelin e shëndetit seksual dhe riprodhues. Mundem me thënë se avokimin e parë për lëndë shkollore e kemi bërë qysh në vitin 2001- 2002 dhe është thënë se nëse futet kjo atëherë duhet edhe edukimi fetar. Ajo çka është për çdo lavdatë për Kosovën është që është i vetmi vend në rajon që e ka fut si kurikulë të rregullt, dmth pjesë e obligueshme dhe mësimdhënësit e japin në lëndë”, ka thënë Mujko.

Tutje ajo kërkoi që pjesa e edukimit të shëndetit riprodhues dhe seksual të përfshihet edhe fakulteti i Edukimit.

Pjesë e panelit ishte edhe Klotilda Jaupi, nga Tirana, e cila tregoi rreth përfshirjes së edukimit seksual në lëndët shkollore atje.

“Unë jam me profesion biologji- kimi dhe jam afër temës. Ka edhe mësues që nuk e shpjegojnë fare këtë kapitull ose i ndajnë djemtë. Sa i takon kurikulës, shëndeti ripordhues është vendosur në kurikula shkollore, nisur nga konteskti në Shqipëri, është edhe pjesë e udhëzuesit”, ka thënë Jaupi.

Ndërkaq, Visare Mujko tha se në shkollë duhen kushte më të mira medikamente për dhimbje, sigurimi i ujit të nxehtë, sapunit, kushte më të mira në klasa, me qëllim që të mos ketë mungesa në shkolla.

 

Artikulli paraprak“Ma mori dritën e syve”: Rrëfimi i nënës së Erona Coklit, e cila u vra nga ish bashkëshorti
Artikulli i rradhës “Po shkakton horror në Gaza”, ekspertja e OKB kërkon sanksione kundër Izraelit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.