Një ndërhyrje kirurgjikale e rrallë dhe e ndërlikuar është realizuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, duke shpëtuar funksionin e ijeve të një pacienti që kishte pësuar frakturë të acetabulumit si pasojë e një aksidenti traumatik.
Operacioni u krye në Sallën e Ortopedisë nga një ekip i specializuar mjekësor, nën udhëheqjen e Dr. Fisnik Vula dhe me pjesëmarrjen e profesionistëve të fushës, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërhyrja përfshiu stabilizimin e frakturës dhe rikthimin e funksionit anatomik të nyjës së ijeve, me rezultat të suksesshëm. Sipas ekipit mjekësor, gjendja post-operatore e pacientit është stabile dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
Frakturat e acetabulumit konsiderohen ndër dëmtimet më serioze të skeletit dhe kërkojnë trajtim të specializuar, përvojë të lartë profesionale dhe bashkëpunim të ngushtë ndërdisiplinor.
Postim i plotë:
Operacion i rrallë dhe i suksesshëm në Spitalin e Përgjithshëm – Gjakovë 🏥
Frakturë e acetabulumit pas aksidenti – trajtuar me sukses nga ekipi ortopedik
Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në një pacient që kishte pësuar frakturë të acetabulumit (zgavra e ijeve) si pasojë e një aksidenti traumatik.
👨⚕️ Operacioni është kryer në Sallën e Ortopedisë, nën udhëheqjen e Dr. Fisnik Vula, së bashku me ekipin profesional:
🔹 Dr. Arben Veseli – ortoped
🔹 Dr. Mikel Pitaqi– ortoped
🔹 Dr. Emir Sholla – ortoped
🔹 Dr. Shpresa Rexha – anesteziologe
🔹 Aida – instrumentare
🔹 Bekimi – teknik i anestezionit
✅ Ndërhyrja kirurgjikale përfshinte stabilizimin e frakturës dhe rikthimin e funksionit anatomik të nyjës së ijeve, dhe u përmbyll me sukses. Gjendja post-operatore e pacientit është stabile dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
ℹ️ Frakturat e acetabulumit janë ndër dëmtimet më serioze të skeletit, që kërkojnë trajtim të specializuar dhe koordinim të lartë ndërdisiplinor.
🙏 Spitali i Përgjithshëm – Gjakovë shpreh mirënjohje për ekipin ortopedik, anesteziologjik dhe teknik, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim sollën një rezultat të suksesshëm në një rast të ndërlikuar traumatologjik.
🩺 Spitali ynë mbetet i përkushtuar për ofrimin e shërbimeve të avancuara dhe trajtimin e suksesshëm të rasteve të rënda për qytetarët tanë.




